Shtëpia Koroglu është banesë qytetare e ndërtuar në shekullin e XIX nga familja Koroglu (tr. Koroglu, shqip. Qorrolli,). Është shtëpia më e vjetër në qytetin e Mitrovicës dhe i takon tipit të banesës me qoshk, ku një pjesë e hapësirës së banesës del përtej volumit kryesor të objektit. Banesa është përdhese dhe në kat. Si …
Gjatë periudhës së sundimit osman në Mitrovicë, krahas ndërtimeve sakrale u realizuan një numër i madh objektesh publike me karakter profan. Ndër këto ndërtime me rëndësi, pa dyshim ndër më monumentali sa i përket vlerave historike, kulturore, artistike, shoqërore etj., është Hamami i Zenel Beut. Hamami u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVIII …
Në kuadër të arkitekturës sakrale në Mitrovicë, janë dhe dy tyrbet në fshatin Suhodoll. Tyrbja e Sheh Jonuz Efendisë 1848-1909, e ndërtuar në fund të sundimit osman si dhe Tyrbja e Sheh Vejsel Efendisë 1872-1926, e ndërtuar pas vdekjes së këtij të fundit. Tyrbet janë në kuadër të kompleksit të teqesë. Teqeja e rendit Melami …
Në pjesën veriperëndimore të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën Mitrovicë- Podujevë, në fshatin Mazhiq gjendet Xhamia e Muslihudin Muezin Hoxhës apo siç njihet në popull me emrin Xhamia e Trepçës ose Xhamia e Mazhiqit. Xhamia u ndërtua gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë, më saktësisht në vitin 1549. Donator i këtij objekti sakral …
Një element tjetër i urbanistikës së qytetit të Mitrovicës e përbëjnë edhe epitafet me mbishkrim osman të cilat dëshmojnë për një kulturë urbane të qytetit. Njëherësh, kjo komponentë e urbanistikës së qytetit nxjerr në pah edhe aspekte të arsimimit të popullatës vendore të cilët me skalitjen e teksteve në gurë, ruanin kujtimin për më të …
Në periudhën e Abdylhamitit II (1876-1909) arsimit fillor dhe atij të mesëm iu kushtua rëndësi e madhe si mjet për zhdukjen e injorancës dhe përgatitjen e gjeneratave besnike ndaj shtetit. Me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të reformës në arsim, u emëruan inspektorë të arsimit nëpër vilajete. Njëri nga përkrahësit e reformës ishte …
Spitali ushtarak me 400 shtretër u ndërtua paralelisht me kazermën ushtarake dhe konakun qeveritar (ndërtesën administrative) të kazasë së Mitrovicës gjatë sundimit të Sulltan Abdylhamitit II, konkretisht në fundin e shekullit XIX. Nga një shkresë e vitit 1903 kuptohet se në këtë kohë kërkohej një ndihmë prej 500 lirave osmane për rinovimin e spitalit i …
Nuk kemi të dhëna dokumentare të cilat ofrojnë informacion për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër. Ajo që evidentohet është ekzistenca e një ure druri, të cilën e përmend Pjetër Bogdani në relacionin e tij në vitin 1666. Derisa Branisllav Nushiqi specifikon se urën e madhe (prej guri) mbi lumin e Ibër e kishte ngritur …
Historia e ngritjes së sahat kullës në qytetet shqiptare zë fill qysh në shekullin XVI e tutje. Njëra ndër kullat e sahatit më të vjetra në hapësirën shqiptare është ai i Shkupit që mendohet se i takon fundshekullit XVI, e cila u pasua me atë të Prizrenit më 1610 etj. Kjo teknologji e kohës në …
Xhamia e cila ishte ngritur në anën e majtë të rrjedhës së lumit dhe në afërsi të urës së Ibrit, më datë 02 maj 1999 u dogj në tërësi nga forcat paramilitare serbe, për t’i humbur të gjitha gjurmët. Për sa i përket historisë së themelimit të saj, nga dokumente zyrtare osmane shihet se iniciativa …
Input your search keywords and press Enter.