Xhamia e cila në popull njihet si Xhamia e Bajrit, në dokumentacionin zyrtar të kohës së ndërtimit, e hasim me emrin Hamidije. Kështu, sipas një vendimi të datës 13 qershor 1895, nënkuptohet se Porta e Lartë kishte ndarë fonde për përfundimin e punimeve në Xhaminë e mëhallës “Hamidije”, si dhe në dy mejtepet dhe xhaminë …
Historia e faltoreve islame në Mitrovicën e sotme zë fill qysh nga dekada e gjashtë e shek. XV. Konkretisht ngritjet e para të objekteve të kësaj natyre realizohen nga ana e Isa Begut dhe Vojvoda Hoshkadem të cilët ngritën dy mesxhide për faljen e namazeve ditore. Defterët e shekullit XVI, dëftojnë për ndryshimin e statusit …
Siç u bë e njohur edhe më lartë, vendbanimi i Mitrovicës së sotme, në kohën e pushtimit osman ishte në statusin e një fshati dhe urbanizimi i tij u bë nën nismën e Isa Beut dhe njerëzve të afërt të tij të cilët themeluan mesxhide me emrat e tyre. Mbi këtë realitet edhe Mitrovica përfaqëson …
Me themelimin e Vilajetit të Kosovës më 1877/78, kazaja e Mitrovicës administrativisht u bë pjesë e sanxhakut të Prishtinës. Sipas të dhënave të Salnames (Vjetarit) të Vilajetit të Kosovës, në vitin 1896, qyteti i Mitrovicës formohej nga 7 mëhallë dhe kishte rreth 550 shtëpi të cilat shtriheshin në dy anët e lumit Ibër. Në anën …
Mitrovica, është një vendbanim mesjetar, i cili e ka trashëguar emrin e vjetër në formën Dhimitra Dimitri. Të dhënat më të hershme të zbuluara deri më tani, burojnë nga dokumente të republikës së Dubrovnikut, konkretisht nga fondi “Lementa de foris” i vitit 1446, ku Mitrovica përmendet me substratin e emrit të vjetër “De Dimitrouc”. Në …
Input your search keywords and press Enter.