Ottoman Heritage in Mitrovica

Sahat Kulla

Historia e ngritjes së sahat kullës në qytetet shqiptare zë fill qysh në shekullin XVI e tutje. Njëra ndër kullat e sahatit më të vjetra në hapësirën shqiptare është ai i Shkupit që mendohet se i takon fundshekullit XVI, e cila u pasua me atë të Prizrenit më 1610 etj.

Kjo teknologji e kohës në të shumtën e rasteve ishte investim i esnafërisë së qytetit, apo edhe vetë pashallarëve shqiptarë të cilët administronin me qytetin.

Nga Salnameja e Kosovës kuptojmë se qyteti i Mitrovicës me këtë komponentë urbanistik pasurohet në shekullin XIX.

Referuar fotove të fundshekullit XX, shihet se ky objekt për matjen e kohës ishte shumë modest dhe kishte stilin e sahatkullave të Vushtrrisë dhe Gjilanit.

0 Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *