Nuk kemi të dhëna dokumentare të cilat ofrojnë informacion për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër. Ajo që evidentohet është ekzistenca e një ure druri, të cilën e përmend Pjetër Bogdani në relacionin e tij në vitin 1666.
Derisa Branisllav Nushiqi specifikon se urën e madhe (prej guri) mbi lumin e Ibër e kishte ngritur komandanti i ushtrisë osmane në qytet, Jusuf Beu në vitin 1884.
Ndërkohë, nga shkresa e datës 23 shtator 1907 nënkuptojmë për një renovim të urës në fjalë, e cila në këtë dokument zyrtar identifikohet si ura e vjetër mbi lumin Ibër.
